Anita pas dorëheqjes së Ramushit nga AAK-ja: Më në fund e fitova burrin tim

Anita pas dorëheqjes së Ramushit nga AAK-ja: Më në fund e fitova burrin tim

Aktuale February 13, 2026 - 14:41

Vendimi i papritur i Ramush Haradinajt për t'u larguar nga kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka shkaktuar jehonë të madhe në skenën politike, por ka sjellë gjithashtu edhe reagimin e parë nga bashkëshortja e tij, Anita Muçaj-Haradinaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Anita ka shprehur krenarinë dhe mbështetjen e saj për rrugëtimin politik dhe personal të bashkëshortit.

"Ti je një lider dhe strateg që në komb lind një herë në 100 vjet. Kosova të do, por unë të dua edhe më shumë", ka shkruar ajo, duke theksuar përkushtimin dhe admirimin për punën e tij.

Dedikimi përfundon me një mesazh personal e emocional: "Më në fund e fitova burrin tim".

Fjalët e saj kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e qytetarëve dhe mediave, duke reflektuar një kombinim të krenarisë publike dhe dashurisë private që shoqëron vendimet e rëndësishme të jetës politike. /Zëri

Image