Durmishi ia dorëzon detyrën Pacollit në krye të Ministrisë së Mjedisit

Durmishi ia dorëzon detyrën Pacollit në krye të Ministrisë së Mjedisit

Aktuale February 12, 2026 - 18:50

Në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës është zhvilluar ceremonia zyrtare e dorëzim-pranimit të detyrës së ministrit.

Hysen Durmishi ia ka dorëzuar postin Fitore Pacollit, e cila do të udhëheqë këtë dikaster në përbërjen e re qeveritare.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë ceremonisë është vlerësuar puna dhe angazhimi i Durmishit në drejtimin e ministrisë, si dhe është theksuar përkushtimi për vazhdimin e projekteve në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor, në shërbim të qytetarëve.

Pacolli do të drejtojë Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa sektori i Infrastrukturës është ndarë dhe është përfshirë në Ministrinë e re të Infrastrukturës dhe Transportit, e cila do të udhëhiqet nga Dimal Basha.

“Sot, në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, u realizua dorëzimi zyrtar i detyrës së ministrit, ku z. Hysen Durmishi ia dorëzoi detyrën znj. Fitore Pacolli. Me këtë rast u vlerësua puna dhe angazhimi i z.Durmishi gjatë drejtimit të ministrisë, si dhe u theksua përkushtimi për vazhdimin e projekteve në fushën e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në shërbim të qytetarëve”, thuhet në njoftim.