Dixon: Çështja e ZPS-së kundër Veselit si përpjekje për ta gjetur njëbrirëshin, ka gjurmuar diçka që nuk ekziston
Pas mbrojtjes së ish-Presidentit Hashim Thaçi, me deklarata përmbyllëse ka vazhduar mbrojtja e ish-parlamentarit Kadri Veselit e përfaqësuar nga avokati Rodney Dixon, i cili tha se çështja e Prokurorisë ndaj tij është si një përpjekje për ta gjetur njëbrirëshin.
Ai deklaroi se Prokuroria ka gjurmuar që nga 2015-ta diçka që nuk ekziston.
“Çështja e Prokurorisë kundër Veselit mund të përshkruhet si një përpjekje për të gjetur njëbrirëshin. Për më shumë se pesë vjet që kur u ngrit aktakuza e madje edhe më parë që në 2015 ku u krijua DhSK-ja dhe filluan hetimet, ZPS-ja ka gjurmuar diçka që nuk ekziston, janë munduar që të gjejnë prova për përfshirjen e Veselit në veprimtari penale”, tha ai.
Dixon tha se Veseli është rast unik në këtë rast gjyqësor sepse nuk ka asnjë provë e jo më që ai të këtë bërë vepër penale.
“Ai është rast unik në këtë çështje gjyqësore sepse nuk ka asnjë provë e jo më të këtë bërë ndonjë vepër penale”, tha ai.
“Kanë shpresuar që diçka do të dalë në fund. Në mënyrë të dëshpëruar janë përpjekur që të kapen pas çdo fjale. Kanë luftuar me çdo mulli ere përgjatë rrugës”, tha Dixon, duke shtuar se erdhi fundi dhe Prokuroria është duarbosh. /BD