Avokati: Thaçi duhet të shpallet i pafajshëm, të kthehet te familja e vendi i tij
Aktuale
February 11, 2026 - 16:21
Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq ka deklaruar që klienti i tij duhet të shpallet i pafajshëm.
Ai madje ka shtuar se akuzat e Prokurorisë kundër të mbrojturit të tij nuk janë vërtetuar.
Po ashtu, Mishetiq ai ka shtuar se për rrjedhojë të kësaj, Thaçi duhet të kthehet tek familja dhe vendi i tij.
“ZPS-ja nuk ka vërtetuar akuza kundër Thaçit dhe ai duhet të shpallet i pafajshëm dhe të lirohet menjëherë që të kthehet tek familja e tij dhe vendi i tij”, tha ai.