Në Hagë, mbrojtja e Thaçit hedh poshtë pretendimin për sulm në Qirez
Aktuale
February 11, 2026 - 13:01
Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, po vazhdon me deklaratat përmbyllëse në rastin "Thaçi dhe të tjerët".
Ai ka nxjerr në dritë një provë që ZPS-ja ka përdorur si dëshmi për të ngritur akuza ndaj ish-presidentit dhe të tjerëve.
Siç thotë Mishetiqi, Prokuroria në Hagë ka pretenduar se Gjergj Dedaj kishte pësuar sulm nga të akuzuarit në Qirez.
Megjithatë, avokati ka shfaqur provat se për mavijosjen që Prokuroria ka pretenduar se Dodaj e pësoi nga ushtarë të UÇK-së, ishte thjesht hije e pajisjeve në dhomën ku po mbahej një takim.