Prokurorja Lawson: Thaçi i kishte synimet të qarta për Kosovën
Aktuale
February 09, 2026 - 12:57
Prokurorja Clarie Lawson ka paraqitur fjalët përmbyllëse në gjyqin e madh në rastin “Thaçi dhe të tjerët”.
Ajo ka folur mbi pretendimet se si pjesëtarë të UÇK-së kanë heshtur përballë “krimeve të luftës”.
“Të ndaluarit janë rrahur brutalisht përfshirë këtu edhe nga Rexhep Selimi, ndërsa 11 të ndaluar kanë vdekur”, pretendon Lawsoni.
“Thaçi i kishte synimet e qarta. Thaçi i shoqëruar nga Selimi, ia paraqiti UNMIK-ut planin për qeverinë e përkohshme”, tha ajo pos të tjerash.
Sipas saj, ish-presidenti Hashim Thaçi po përpiqej të ekzekutonte punë që nuk i takonin.