Hamza për gjykimin ndaj ish-krerëve: Besojmë në luftën e drejtë të tyre për liri
Nga sot procesi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë hyn në fazën përfundimtare.
Për këtë ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, i cili ka thënë se gjykimi ka qenë një proces i gjatë dhe i rëndë, raporton Zeri.info.
“Tashmë pritet që drejtësia ndërkombëtare, në mënyrë të paanshme dhe të pandikuar, të marrë vendimin e saj përfundimtar. Ne besojmë në pafajësinë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, sepse besojmë në të vërtetën historike dhe në luftën e drejtë të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.
Ky proces nuk përfaqëson vetëm një akt juridik, por është edhe një provë e ndërgjegjes ndërkombëtare ndaj së vërtetës”, thuhet në reagimin e tij. /Zëri