Gjykata Kushtetuese publikon të plotë aktgjykimin për nënkryetarin e Kuvendit nga komuniteti serb
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar të plotë aktgjykimin lidhur me zgjedhjen e Nenad Rashiq nënkryetar të Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb.
Gjykata këtë proces e kishte vlerësuar si antikushtetues pas ankesë që kishte bërë Lista Serbe.
Vendimi është marrë me 5 vota për dhe 2 kundër nga gjyqtarët e Kushtetueses.
TË KONSTATOJË, me 5 (pesë) vota për dhe 2 (dy) kundër, që Vendimi [nr. 09-V071] i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i 10 tetorit 2025, për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, nuk është në përputhshmëri me paragrafin 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës në lidhje me nënparagrafin 1 të paragrafit 6 dhe paragrafin 7 të nenit 12 (Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit) të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës; TË KONSTATOJË, me 5 (pesë) vota për dhe 2 (dy) kundër, që bazuar në parimin e sigurisë juridike, ky Aktgjykim në rrethanat e rastit konkret nuk ka efekt prapaveprues;TË REFUZOJË, njëzëri, kërkesën për masë të përkohshme”, thuhet në vendimin e gjykatës.
Aktgjykimi i plotë KETU