Uji nga Badoci ende i papijshëm, qytetarët këshillohen të mos e pinë
Që nga vërshimet e fundit në Kosovë, uji që furnizon qytetarët nga Liqeni i Badocit, vazhdon të mbetet i papijshëm. Reshjet e shumta dhe prurjet e mëdha të ujërave kanë ndikuar në përkeqësimin e cilësisë së ujit, duke rritur nivelin e ndotjes dhe të turbullirës.
Uji i Liqenit të Badocit vazhdon të jetë i mbushur pas reshjeve të shumta të shiut, gjë që po ndikon drejtpërdrejt edhe në cilësinë e tij. Si pasojë, uji që furnizon dhjetëra lagje të Prishtinës, vazhdon të mbetet jo i sigurt për pije, duke detyruar qytetarët të gjejnë alternativa për furnizim me ujë të pijshëm.
“Prej njoftimit të parë që ka dalë, nuk e përdorim për pije”, tha një qytetar.
“Nuk ke çfarë të bësh. Po duhet me i lanë të gjitha dhe me ble. Njëherë për njëherë po kemi mundësi, çka me ba”, thotë tjetri qytetar.
Megjithatë, jo të gjithë thonë se kanë mundësi ta sigurojnë ujin.
“Po e përdorim edhe pse po thonë mos me e përdor, por nuk po kemi çka”, theksoi qytetari.
Qytetarëve të cilët furnizohen nga ky liqen, u këshillohet të tregojnë kujdes të shtuar dhe ta përdorin ujë të ambalazhuar për konsum, në mënyrë që të shmangen rreziqet për shëndetin publik.
Nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” përmes telefonin i kanë konfirmuar RTK-së se uji që vjen nga Liqeni i Badocit vazhdon të jetë i papijshëm për qytetarët, deri në një njoftim të radhës.
Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka treguar paraprakisht edhe zona ku uji nuk rekomandohet të pihet.
Uji i Liqenit të Badocit vazhdon të jetë i mbushur pas reshjeve të shumta të shiut, gjë që po ndikon drejtpërdrejt edhe në cilësinë e tij. Si pasojë, uji që furnizon dhjetëra lagje të Prishtinës, vazhdon të mbetet jo i sigurt për pije, duke detyruar qytetarët të gjejnë alternativa për furnizim me ujë të pijshëm. “Prej njoftimit të parë që ka dalë, nuk e përdorim për pije”, tha një qytetar. “Po lajmërojnë mos me e përdor dhe po duhet me e ble. Nuk ke çfarë të bësh. Po duhet me i lanë të gjitha dhe me ble. Njëherë për njëherë po kemi mundësi, çka me ba”, thotë tjetri qytetar. Megjithatë, jo të gjithë thonë se kanë mundësi ta sigurojnë ujin. “Po e përdorim edhe pse po thonë mos me e përdor, por nuk po kemi çka”, theksoi qytetari. Qytetarëve të cilët furnizohen nga ky liqen, u këshillohet të tregojnë kujdes të shtuar dhe ta përdorin ujë të ambalazhuar për konsum, në mënyrë që të shmangen rreziqet për shëndetin publik.
Nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” kanë konfirmuar se uji që vjen nga Liqeni i Badocit vazhdon të jetë i papijshëm për qytetarët, deri në një njoftim të radhës. Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka treguar paraprakisht edhe zona ku uji nuk rekomandohet të pihet.