Kurti: Manipuluesit e votave nuk do të falen, hetimet të shkojnë deri në fund
Kryetari i Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar pas dyshimeve për manipulime votash brenda subjekteve politike, duke theksuar se të gjithë ata që janë përfshirë në mënyrë klandestine në këtë proces nuk do të kenë amnisti.
Në një shkrim në Facebook sot, Kurti ka bërë thirrje që institucionet përgjegjëse të vazhdojnë hetimet deri në fund, duke nënvizuar se Lëvizja VETËVENDOSJE! gjithmonë ka qenë dhe do të mbetet gardiane e ruajtjes së vullnetit politik të shprehur përmes votës.
Ai ka theksuar se Republika e Kosovës është shembull i demokracisë në rajon dhe i proceseve zgjedhore, dhe se adresimi i dyshimeve për manipulime brenda subjekteve politike duhet të bëhet përmes ligjit dhe llogaridhënies, për të ruajtur integritetin e procesit.
“Vullneti i qytetarëve është i shenjtë, vota është e lirë, dhe kjo do të garantohet deri në fund. Dyshimet duhet të hetohen, manipuluesit duhet të ndëshkohen, dhe këto raste nuk duhet të na shfaqen kurrë më në të ardhmen,” ka thënë Kurti. /Zëri