E premtja me mot kryesisht të vranët
Foto: Laura Hasani

E premtja me mot kryesisht të vranët

Aktuale January 23, 2026 - 08:05

E premtja do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët në të gjithë vendin.

Temperaturat minimale do të shënojnë vlera nga -2 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 3 deri në 7 gradë Celsius.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes, pa pritur dukuri të theksuara atmosferike.