Gërvalla priti ambasadoren e Estonisë, diskutuan thellimin e bashkëpunimit

Gërvalla priti ambasadoren e Estonisë, diskutuan thellimin e bashkëpunimit

Aktuale January 14, 2026 - 20:04

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, priti Ambasadoren e re të Estonisë në Kosovë, Karin Anna Maandi, ku u diskutua thellimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin strategjik.

Sipas njoftimit të Ministrisë gjatë takimit u vlerësua mbështetja e vazhdueshme e Estonisë ndaj Kosovës, veçanërisht në proceset e integrimit evropian, forcimin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit. U theksua gjithashtu rëndësia e zgjerimit të bashkëpunimit në fushat e sigurisë rajonale, transformimit digjital dhe sigurisë kibernetike, ku Estonia ka ekspertizë të avancuar.

Takimi riafirmoi gatishmërinë e Kosovës për koordinim të ngushtë në organizatat ndërkombëtare dhe për forcimin e partneritetit strategjik mes dy shteteve.