Pa dënim për sulmin në Banjskë dhe Ibër-Lepenc, dialogu s’mund të vazhdojë normalisht, thotë Emini

Pa dënim për sulmin në Banjskë dhe Ibër-Lepenc, dialogu s’mund të vazhdojë normalisht, thotë Emini

Aktuale January 14, 2026 - 17:50

Rifillimi i takimeve në dialogun Kosovë-Serbi duhet të lidhet me dënimin sulmit terrorist në Banjskë dhe rastin e Ibër-Lepencit, sipas Donika Eminit, eksperte e marrëdhënieve ndërkombëtare.

 Emini theksoi se procesi i dialogut nuk mund të vazhdojë në rrethana normale nëse këto raste nuk marrin dënimin e duhur nga Bashkimi Evropian.

Sipas saj, BE-ja duhet të sigurojë garanci që rinisja e dialogut të mos bazohet vetëm në implementimin e marrëveshjeve nga Kosova, por edhe në përgjegjësinë e Serbisë, duke shmangur njëanshmërinë e procesit.

“Nëse nuk dënohet Banjska por edhe rasti i Ibër-Lepencit nuk mund të vazhdohet në dialog në rrethana normale. Nuk duhet të jenë kushte për të rifilluar procesin, sepse procesi me BE mund të rifillojë, Kosova në aspektin bilateral mund të angazhohet me BE edhe nëse nuk ka takim trelateral Kosova mund të angazhohet shumë lehët me Sorenin me Kallas por edhe me akterët e tjerë, në mënyrë që të sigurohet që e para të adresohet rasti i Banjskës, e dyta ka vullnet edhe garancion, vullnet prej Serbisë nuk me pasë sigurt sepse çështjet e Kosovës nuk ka qenë prioritet për qeverinë serbe.

Kosova mund të kërkojë garancione prej BE që rinangazhimi në dialog do të sillte jo vetëm garancitë nga Serbia mirëpo garancitë tjera nga BE, sepse be në mënyrë të njëanshme shtyn Kosovën për implementim të marrëveshjes për asociacion pa garantuar se si do të ndodhë ky proces, çfarë implikim mund të ketë….”, ka deklaruar Emini./dukagjini