Mbyllja e rrugës Drenas – Shtrubullovë - Krajkovë, Gruda: Paraqet rrezik për qarkullim
Aktuale
January 14, 2026 - 11:04
Rruga Drenas – Shtrubullovë - Krajkovë është mbyllur përkohësisht për shkak të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.
Nexhmedin Gruda, drejtori i Shërbimeve Publike dhe i Emergjencave në Drenas, tha se për shkak të shembjes së urës, gjendja aktuale paraqet rrezik për qarkullim dhe sigurinë e qytetarëve.
“Për momentin është bërë një ndalim i përkohshëm. Sapo të përfundojnë vlerësimet teknike dhe të nisin punimet e sanimit, do të japim informata më të sakta”, tha ai në Klan Kosova.