Shoqata Amerikano-Shqiptare e Kosovës zgjedh Bordin dhe Kryesinë në Staten Island

Shoqata Amerikano-Shqiptare e Kosovës zgjedh Bordin dhe Kryesinë në Staten Island

Aktuale January 14, 2026 - 10:15

Shoqata Amerikano-Shqiptare e Kosovës u formua në vitin 2025.

Më 11 janar të këtij vitit, Shoqata Amerikano-Shqiptare e Kosovës mbajti zgjedhjet për Bordin dhe Kryesinë në një atmosferë shumë të ngrohtë dhe pozitive në Qendrën Kulturore Shqiptare në Staten Island.

Ngjarja mblodhi anëtarë të komunitetit Amerikano-Shqiptar nga Kosova, miq dhe përkrahës, duke shënuar një hap të rëndësishëm për organizimin dhe forcimin e një komuniteti që është krenarisht pjesë e shoqërisë Amerikane.

Takimin e hapi Shpetim Qorraj, i cili i përshëndeti të pranishmit dhe falënderoi komunitetin për pjesëmarrjen dhe mbështetjen.

Më pas fjalën e mori Prof. Musa Limani, i cili theksoi rëndësinë e krijimit të shoqatës dhe nevojën për unitet dhe bashkëpunim mes shqiptarëve në Amerikë. Në vazhdim, Dr. Tahir Kukaj përshëndeti të pranishmit dhe foli për rolin e Shoqatës në ruajtjen e identitetit, kulturës dhe në forcimin e lidhjeve me shoqërinë amerikane, duke vënë theksin te bashkimi i komunitetit.

Në krye të shoqatës u zgjodh si Kryetar (President) z. Shpetim Qorraj, i cili falënderoi të gjithë për besimin dhe theksoi se kjo shoqatë është një organizatë amerikane që punon për qytetarët amerikanë, duke ruajtur njëkohësisht rrënjët dhe vlerat shqiptare. “Ne jemi komunitet amerikan,” u shpreh ai, “dhe do të punojmë çdo ditë për të mirën e popullit dhe qytetarëve amerikanë / shqiptarë , për integrim, bashkëpunim dhe zhvillim të përbashkët.”

Këshilli i Nderit (Këshilltarë Nderi):

Tahir Zekaj

Dr. Tahir Kukaj

Niman Blakaj

Prof. Limani

Hetem Gashi

Kryesia dhe Bordi i Shoqatës Amerikano-Shqiptare e Kosovës:

• Kryetar (President): Shpetim Qorraj

• Nënkryetare (Zëvendëskryetare / Vice President): Anita Zekaj

• Drejtor Ekzekutiv (Executive Director): Kastriot Blakaj

• Sekretar (Secretary): Valmir Kryeziu

• Arkëtar (Treasurer): Valon Gashi

• Drejtore për Angazhimin e Komunitetit (Director of Community Engagement): Urata Blakaj

• Drejtor për Unitetin Rinor (Youth Unity Director): Burhan Kukaj

• Drejtor për Zhvillim dhe Mbledhje Fondesh (Fundraising Development Director): Uran Balkaj

• Drejtor për Marrëdhënie me Komunitetin (Director of Community Relations): Rinor Komoni

• Drejtor i Programeve (Program Director): Bekim Bajrami

• Menaxher për Komunikim dhe Marketing (Communications / Marketing Manager): Adem Hamza

• Këshilltar Ligjor (Legal Advisor): Shkreptim Mallaku

• Drejtore për Art dhe Kulturë (Director of Arts & Culture): Leonora Mehmetaj.

Kjo mbrëmje shënoi një fillim të ri për Shoqatën Amerikano-Shqiptare e Kosovës, një organizatë amerikane që punon për popullin dhe qytetarët të vendit për forcimin e komunitetit, shërbimin ndaj shoqërisë, ruajtjen e kulturës shqiptare dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë.

Image

Image

Image