Vështirësi kalimi në dy rrugë që çojnë drejt kufirit

Vështirësi kalimi në dy rrugë që çojnë drejt kufirit

Aktuale January 11, 2026 - 10:32

Ministria e Punëve të Brendshme, përmes Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka bërë të ditur gjendjen aktuale të rrugëve që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare.

Sipas njoftimit zyrtar, shumica e rrugëve janë të kalueshme, megjithatë në dy prej tyre qarkullimi paraqet vështirësi për shkak të ngricave.

Rruga Prishtinë–Mutivodë është e hapur për qarkullim, por rekomandohet kujdes i shtuar, ndërsa rruga Pejë–Kullë mund të shfrytëzohet vetëm nga automjetet e vogla.

Po ashtu, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se aktualisht nuk raportohet për pritje në asnjë nga pikëkalimet kufitare.