Vërshimet e ujit, evakuohen disa banorë nga Lagjja e Boshnjakëve
Foto: Kossev

Vërshimet e ujit, evakuohen disa banorë nga Lagjja e Boshnjakëve

Aktuale January 08, 2026 - 17:32

Si pasojë e vërshimeve të shkaktuara nga reshjet e fundit, disa banorë të Lagjes së Boshnjakëve në Mitrovicë kanë nisur të evakuohen.

Në vendin e ngjarjes ndodhen edhe zjarrfikësit e Mitrovicës, të cilët po u ofrojnë ndihmë banorëve të prekur nga vërshimet.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe vetë zjarrfikësit, përmes një përgjigjeje zyrtare. /klankosova