Shëndetësia publike: 1 mijë specialistë do të mbeten pa punë?
Aktuale
December 15, 2025 - 22:49
Klinika e Anestezionit me Mjekim Intensiv është profili që më së shumti e ka vuajtur mungesën e specializantëve dhe kuadrove të reja ndër vite.
Kërkesa për këtë profil është një garanci për anesteziologët se nuk do të mbesin pa punë kur të përfundojnë specializimin.
Por këtë privilegj nuk do ta kenë rreth 1000 kolegë të tyre të fushave tjera specialistike që nisën shkollimin para 5 vitesh.
Kjo problematikë ka alarmuar Odën e Mjekëve të Kosovës që ka frikë se specialistët mund të mbesin pa punë në sektorin publik në mungesë të një strategjie institucionale.
<