Tërmet në Kosovë
Një tërmet me magnitudë 3.1 është regjistruar sot në mëngjes në Kosovë, konkretisht në mes kufijve Kosovë – Serbi – Maqedoni e Veriut, sipas të dhënave nga Qendra Evropiane për Monitorimin e Tërmeteve (EMSC).
Sipas EMSC-së, tërmeti ka ndodhur më 15 dhjetor 2025, në orën 06:20:10 sipas kohës universale (UTC), ose 07:20 sipas kohës lokale. Epiqendra e tërmetit është lokalizuar në koordinatat 42.373° N, 21.284° E, me një thellësi prej rreth 9 kilometrash.
#Earthquake (#ë) possibly felt 24 sec ago in #RepublicofNorthMacedonia. Felt it? Tell us via:
— EMSC (@LastQuake) December 15, 2025
ëhttps://t.co/QMSpuj6Z2H
ëhttps://t.co/AXvOM7I4Th
ëhttps://t.co/wPtMW5ND1t
ë Automatic crowdsourced detection, not seismically verified yet. More info soon! pic.twitter.com/IaWrDzq6eR
Lëkundjet janë ndjerë rreth 35 kilometra në juglindje të Prishtinës, si dhe rreth 11 kilometra në verilindje të Ferizajt.
