Ulutashi takoi sekretarin gjerman të Ministrisë së Mbrojtjes – në fokus situata e sigurisë
Aktuale
December 12, 2025 - 21:39
Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash ka pritur sot në takim sekretarin e Shtetit Gjerman në Ministrinë Federale të Mbrojtjes, Jan Stöß.
Sipas një njoftimi të misionit të NATO-s në Kosovë, takimi i dha Komandantit një mundësi për të përshkruar situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar angazhimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë.
Në këtë kontekst, theksohet se Ulutash përgëzoi kontributet e gjata të Gjermanisë në misionin e KFOR-it.