Lushaku: Albin Kurti e hoqi maskën mbrëmë, ai nuk do sundimin e ligjit, ai do pushtet të pakontrolluar

Lushaku: Albin Kurti e hoqi maskën mbrëmë, ai nuk do sundimin e ligjit, ai do pushtet të pakontrolluar

Aktuale December 12, 2025 - 20:38

Jehona Lushaku e LDK-së tha se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, "e hoqi maskën" në paraqitjen e tij televizive mbrëmë.

Ajo tha se gjatë intervistës që Kurti dha në Kanalin 10, ai mbrojti të gjithë të akuzuarit nga partia e tij dhe në të njëjtën kohë sulmoi prokurorinë, gjyqësorin dhe sundimin e ligjit.

Lushaku tha se kjo tregon "frikë nga drejtësia" dhe se ai dëshiron pushtet të pakontrolluar ku partia është mbi ligjin.

Postimi i plotë:

ALBINI PA MASKË

Mbrëmë, Albin Kurti e hoqi maskën.

Në televizion pas disa vite mungesë, me plot zell, i mbrojti të gjithë të akuzuarit e partisë së tij.

Jo drejtësinë. Jo ligjin.

Por, njerëzit e Vetëvendosjes që po hetohen për korrupsion.

Në të njëjtën kohë, sulmoi Prokurorinë.

Sulmoi gjyqësorin.

Sulmoi shtetin e së drejtës.

Kjo s’është mbrojtje e pafajësisë.

Kjo është frikë nga drejtësia.

Ky është presion politik.

Ky është mentalitet autoritar.

Çka të presim më shumë nga një kryeministër që vetë nuk i përgjigjet drejtësisë?

Që refuzon thirrjet e gjykatave?

Që sillet sikur ligji vlen për të tjerët, jo për të?

Albin Kurti nuk do shtet të së drejtës.

Ai do pushtet pa kontroll.

Pushtet ku partia është mbi ligjin.

Ku kryeministri sillet sikur është vetë shteti.

Kosova nuk guxon ta pranojë këtë.

Kushtetuta e ligjet duhet të vlejnë për të gjithë edhe për pushtetin.