Kurti tregon arsyen pse përdori fjalën “hajvanë” në raport me opozitën
Aktuale
December 11, 2025 - 21:10
Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, teksa po fliste për raportin e tij me media dhe gjuhën ndaj tyre, iu përkujtua edhe fjala ofenduese “hajvanë”, të cilën e tha në ditën e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare.
Kurti e mohoi këtë gjë, duke thënë se “Nuk është e vërtetë, s’i kam quajtur opozitën ashtu”, transmeton Zeri.info.
“Ajo që kam thënë unë ka qenë në raport me premtimet lajthitëse, pra ata premtonin se buxheti do të jetë më i lartë sesa brutoprodukti vendor, ose ka pasur premtime ku kanë thënë se paga minimale do të jetë edhe më e madhe sesa 50 për qind i pagës së tanishme në Kosovë”, u shpreh Kurti në Kanal10.
“Ndoshta është dashur të gjej një fjalë tjetër…”, u shpreh ndër tjera kryeministri në detyrë. /Zëri