Projekti i financuar nga BE kërkon lëndën fetare në shkolla

Projekti i financuar nga BE kërkon lëndën fetare në shkolla

Aktuale nëntor 05, 2015 - 21:11

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), në projektin e financuar nga BE-ja kërkon që në korikula shkollore të futet lënda fetare po ashtu kritikon mediat për mos bashkëpunim me Bashkësinë islame të Kosovës.

Sipas tyre rritja e ekstremizmit është bërë për shkak të varfërisë por edhe se shoqëria kosovare i ka izoluar këta te rijnë.

Në një interviste për Tribuna Channel, zyrtarja e QKSS-se, Vesa Kelmendi, ka folur për rekomandimet hulumtimeve të tyre. Madje ligjëratat ekstreme te imamëve radikal kjo QKSS i quan “Ligjëratë e gabuar”.

 

Image

 

Projekti i cili është financuar nga BE del me rekomandime ku bëhet përpjekje që imamët radikal të paraqiten të reformuar. Kjo organizate është duku punuar me të rijnë të shkollave nëpër komuna të Kosovës, duke folur për ekstremizmin fetar.

Kelmendi përmend se te rinjtë e rekrutuar në ISIS janë të nënçmuar nga shoqëria kosovare. Pra sipas këtij projekti te BE-se, shoqëria kosovare është fajtore për 300 te rijnë e shumë familje me gra e fëmije qe janë bashkangjitur Shtetit Islamik.

Thirrjet për ISIS, “Ligjëratë e gabuar”

 Thirrjet anti perëndimore, pro luftës ne Siri, gjuha fyese dhe ekstreme e përdorur nga imam kontravers nëpër xhami, sipas QKSS kanë qenë ligjërata të gabuara.

“Gjatë përvojës që ne e kemi pas si qendër me ekipin që punojmë vazhdimisht dhe që kemi dal në teren dhe në takime inviduale kemi marrë mendime të ndryshme ku qytetarët kanë arritur me kuptua dhe disa nga ata e kanë cilësuar si një lloj ideologjie d.m.th ku janë thënë ligjërata të gabuara nga njerëzit të cilët nuk janë kompetent të flasin rreth fesë në anën tjetër kemi ku për shkak të kushteve ekonomike njerëzit janë detyruar të shkon edhe drejtë këtij konflikti në Siri dhe Irak.”, ka thënë zyrtarja e QKSS-së.

Projekti i cili është financuar nga zyra e BE-së tek roli i mësim besimit nëpër shkolla ceke vetëm Bashkësinë Islame te Kosovës dhe jo përfaqësuesit e bashkësive tjera fetare.

 

Image

“Të gjetura i kemi ndarë në tri grupe. Fillimisht ka qenë roli i gruas në parandalimin i ekstremizmit në shoqërinë tonë, roli i mediave në kuptimin e ekstremizmit si dhe debati i cili ka qenë me nxënësit e shkollave të mesme në komunën e Vushtrrisë dhe Mitrovicës. Në këto takime kemi pas përfaqësues të institucioneve të sigurisë, të bashkësisë islame si dhe ka pas përfaqësues nga shoqëria civile. Të gjithë kanë qenë të pajtimit që roli i mediave duhet të jetë ma bashkëpunues si në mes bashkësisë islame dhe të mediave të ketë qasje më gjithë përfshirëse”, ka thënë Kelmendi.

Sipas këtij projekti të financuar nga BE, arsyet pse kanë shkuar të rinjtë ne ISIS janë ekonomia dhe izolimi nga shoqëria.

“Kryesisht kanë të bëjnë kushtet ekonomike, izolimi nga shoqëria sepse në shumë fshatra kanë të bëjnë edhe me izolim ku target janë edhe të rinjtë janë ndoshta disa grupe që nuk janë aq kredibil rreth fesë ku kanë arritur të indiktirojnë këta të rinj apo të reja dhe kjo e ka quar deri të ekstremizmi mirëpo janë edhe disa faktorë të tjerë sidomos intergimi brenda shoqërisë , diskriminimi që i bëhet andaj këto janë elementet kryesore që kanë ndikuar që të shkojnë në Siri”, ka thënë Kelmendi

QKSS: Lënda fetare të futet në shkolla

QKSS, shkuar me Vushtrri dhe Mitrovicën por kjo qendër do të vazhdoj edhe në pjesët e tjera të Kosovës.” Shumica nga qytetarët e kuptojnë ekstremizmin por akoma nuk ka metoda të cilat janë të praktikushme për parandalimin e këtij ekstremizmi nga institucionet dhe nga shoqëria mirëpo sa i përket nxënësve disa nga nxënësit nuk janë mjaftë të informuar rreth ekstremizmit andaj ekstremizmin e shohin diçka krejtësisht e panjohur për ta sepse gjatë eksperiencës tonë ka pas nxënës që indirekt e kanë përkrahë luftën atje mirëpo nuk kanë pas informacion çka ka atje”, ka thënë Kelmendi.

 

Image

 

Sipas saj, kjo ka qenë mjaftë brengoseshe për ne dhe mendoj që më së shumti kërkohet nevoja që nga nxënsit që brenda kolikulave të futet edhe lënda fetare. Këtu kemi hasur te nxënësit që të kenë njohuri rreth feve të ndryshme që mos të paragjykohen asnjë persona sa i përket këtij konflikti që ndodh atje dhe të kenë një historik mbi secilën fe”, ka thënë Kelmendi.