Rama takon Begajn, premton thellim të bashkëpunimit mes Prishtinës e Tiranës
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, priti sot në takim presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.
Ky takim u zhvillua në Odën e Kryeqytetit, derisa Rama theksoi se vizita e Begajt në nisjen zyrtare të mandatit të ri të tij si kryetar, shënon fillimin simbolik që reflekton drejtimin e tyre të përbashkët.
Pos tjerash, Rama thotë se bashkëpunimi mes Prishtinës dhe Tiranës do të thellohet edhe më shumë, në projekte që rrisin qytetin dhe forcojnë lidhjet mes dy qyteteve.
“Me nisjen zyrtare të mandatit të ri të Kryeqytetit, e mirëprita Presidentin e Shqipërisë, Z. Bajram Begaj, në Odën e Kryeqytetit. Një fillim simbolik që reflekton drejtimin tonë të përbashkët. Bashkëpunimi mes Prishtinës dhe Tiranës do të thellohet edhe më shumë, në projekte që rrisin qytetin dhe forcojnë lidhjet tona”, ka shkruar i pari i Prishtinës në Facebook.