Kjo është gjendja e nivelit të ujit në Batllavë dhe Badoc
Aktuale
December 09, 2025 - 18:34
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për situatën aktuale të nivelit të ujit në dy liqenet akumuluese, atë të Batllavës dhe Badocit.
KRU “Prishtina” përmes një reagimi njofton se Liqeni i Batllavës aktualisht ndodhet -4 metra nën nivelin maksimal të mbushjes, ndërsa ai i Badocit ndodhet në -6.45 metra.
“Ju informojmë për situatën aktuale të nivelit të ujit në dy liqenet kryesore akumuluese, të cilat furnizojnë me ujë të pijshëm zonën tonë të shërbimit: Liqeni i Batllavës aktualisht ndodhet –4.00 metra nën nivelin e maksimal të mbushjes. Liqeni i Badocit aktualisht ndodhet –6.45 metra nën nivelin maksimal të mbushjes”, njofton KRU “Prishtina”.