Hamza pret Lladrovcin në takim: PDK-ja në Drenas, e bashkuar dhe e gatshme për fitore
Aktuale
December 09, 2025 - 17:13
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka pritur sot në takim kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Hamza tha se në këtë takim u diskuta për zgjedhjet e 28 dhjetorit,duke thënë se ky proces kërkon bashkëpunim të ngushtë dhe koordinim të vazhdueshëm.
“Sot në zyre e prita mikun tim, kryetarin Ramiz Lladrovci.
Me Ramizin biseduam rreth mobilizimit të plotë për zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe angazhimit për ta maksimizuar votën e qytetarëve në Drenas. Ky proces kërkon bashkëpunim të ngushtë, koordinim të vazhdueshëm dhe përgjegjësi nga secili prej nesh.
PDK-ja në Drenas është e bashkuar, e organizuar dhe e gatshme për fitore!”, shkroi kreu i kësaj partie. /Zëri