Presidenti Begaj viziton Rahovecin, dekorohet nga Smajl Latifi

Presidenti Begaj viziton Rahovecin, dekorohet nga Smajl Latifi

Aktuale December 09, 2025 - 17:04

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj të martën u mirprit në qytetin e Rahovecit nga kryetari Smajl Latifi.

Latifi nderoi Begajn me dekoratën “Medalja e lirisë”, për rolin e tij në mbrojtjen e vlerave kombëtare shqiptare, shkruan Zeri.info.

Gjatë këtij diskutimi u fol për Rahovecin, arritjet, sfidat e qytetarëve të kësaj komune.

“Presidenti Begaj më uroi për mandatin e katërt si Kryetar i Komunës, ndërsa biseduam edhe për temat që na lidhin si dy shtete dhe një komb i vetëm: për sigurinë, për kulturën, për ekonominë dhe për misionin tonë të përbashkët për të ruajtur e për të përforcuar vlerat kombëtare kudo ku jetojnë shqiptarët”, shkroi Latifi ndër tjera. /Zëri