Edi Rama në Aman: Mirënjohje Mbretit Abdullah II për mbështetjen në procesin e Aqabas
Aktuale
December 09, 2025 - 16:38
Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Aman të Jordanisë, ka shprehur mirënjohje të thellë për Mbretin Abdullah II bin Al-Hussein, për rolin e tij të rëndësishëm në organizimin e një tjetër aktiviteti kuptimplotë në kuadër të Procesit të Aqabas.
Rama shkroi se në këtë takim, Shqipëria dhe Jordania bashkë-udhëhoqën tryezën e madhe të udhëheqësve të komuniteteve fetare të Ballkanit.
“Aman, Jordani – Mirënjohje të thellë, Mbretit Abdullah II bin Al-Hussein, për një tjetër aktivitet kuptimplotë në kuadrin e Procesit të Aqaba-s, ku Shqipëria krah Jordanisë udhëhoqi tryezën e madhe të udhëheqësve të komuniteteve fetare të Ballkanit”, shkroi Rama.