Ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme
Foto: Laura Hasani

Ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme

Aktuale December 07, 2025 - 13:55

Parashikimi i motit për javën e ardhshme parashihet të vijë me temperatura më të larta diellore.

Priten edhe riga të lehta shiu, por në përgjithësi moti do të jetë stabil dhe me diell, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK).

Dita e hënë do të nisë me mot të vranët dhe vende-vende me riga shiu.

Nga e marta pritet stabilizim i kushteve meteorologjike, pasi vendi ynë do të ndikohet nga masa ajri me presion të qëndrueshëm atmosferik, të cilat do të kushtëzojnë mot më stabil dhe temperatura rreth vlerave të mesatareve për këtë periudhë.

Gjatë ditëve të ardhshme parashihen edhe intervale me diell, ndërsa erërat do të fryjnë mesatare deri lokalisht të forta, kryesisht nga veriperëndimi dhe verilindja.

Të martën, të mërkurën dhe të enjten në mëngjes pritet paraqitje e mjegullës, e cila mund të vështirësojë qarkullimin në komunikacion, prandaj pjesëmarrësve në komunikacion ju këshillojmë kujdes të shtuar, bën të ditur IHMK.

E hënë:

Moti i vranët dhe vende-vende me riga shiu.

Temperaturat minimale: 2 deri 4°C

Temperaturat maksimale: 5-8°C

Era: Kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4m/s..

E martë:

Mot i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale: -2 deri 0C

Temperaturat maksimale:7-10°C

Era: nga veriperëndimi, me shpejtësi 1-5m/s

E mërkurë:

Moti i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale: -1 deri 1 °C

Temperaturat maksimale: 9-12°C

Era: kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.

E enjte:

Mot i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale: -1 deri 2°C

Temperaturat maksimale: 7-10°C

Era: nga jugperëndimit, 1-5 m/s

E premte:

Mot i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale: 1-4 °C

Temperaturat maksimale: 7-9°C

Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.