Zyra e BE-së i bashkohet ecjes sensibilizuese për të mbijetuarit e dhunës

Zyra e BE-së i bashkohet ecjes sensibilizuese për të mbijetuarit e dhunës

Aktuale December 06, 2025 - 18:31

Zyra e BE-së në Kosovë i është bashkuar ecjes sensibilizuese në Blinajë për të nderuar të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore.

“Duke nderuar të mbijetuarat e dhunës seksuale të lidhur me konfliktin në Kosovë, Shefi i sektorit Politik të BE-së në Kosovë, Boguslaw Gertruda, iu bashkua drejtoreshës ekzekutive të Qendrës së Rehabilitimit për Viktimat e Torturës në Kosovë, Feride Rushiti, dhe partnerëve në marshin e sotëm ndërgjegjësues - pjesë e fushatës 16 Ditët e Aktivizmit - duke riafirmuar angazhimin e përbashkët për drejtësi, respekt dhe dinjitet për të mbijetuarit”, thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së në Facebook.

16 Ditët e Aktivizmit po shënohen me aktivitete prej më të ndryshmeve në mbarë vendin