Ish-kryetari i Zveçanit Ilir Peci thotë se u provokua nga Miloviqi gjatë një takimi të shkurtër
Ish-kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka njoftuar se ka pasur një takim të shkurtër dhe jo të duhur me kryetarin e ri të Kuvendit Komunal të Zveçanit nga Lista Serbe, Dragisha Miloviq.
Peci ka bërë të ditur se ka marrë disa provokime nga takimi me Miloviçin për fotografitë e mëhershme të presidentes Osmani gjatë mandatit të tij të vitit 2023.
Derisa ai ka theksuar se nuk e lejon që flamuri i Kosovës dhe fotografia e presidentes Osmani të largohet nga salla e Kuvendit Komunal të Zveçanit.
“Unë jam i gatshëm me zbatua ligjin në mënyrën më të mirë të mundshme, kam pasur takim me kryetarin e ri paraprak, nuk ka qenë në nivel të duhur, pak e shumë kemi biseduar vetëm për sallën ku do të mbahet dhe procedurat tjera. Shumë shkurt e kemi pasur një takim, edhe ai s’ka qenë takim bash i duhur, disa provokime kanë qenë nga ana e ti,j ku i kam lënë fotografitë e mëhershme, patjetër që nuk do të lejojmë me u largua flamuri i Kosovës dhe fotografia e Presidentes, fotografitë e mëhershme që kanë qenë në 2023 kur e kemi marrë mandatin”, ka deklaruar Peci para mediave. /teve1