Miloviqi nuk shkon te Peci për ta pranuar zyrtarisht detyrën
Foto: Laura Hasani

Miloviqi nuk shkon te Peci për ta pranuar zyrtarisht detyrën

Aktuale December 05, 2025 - 11:52
I përditësuar

Kryetari i ri i Zveçanit, Dragisha Miloviq, nuk ka shkuar tek ish-kryetari Ilir Peci për të pranuar zyrtarisht detyrën.

Image

11:36 - Kryetari i ri i Zveçanit: Do të bashkëpunoj me të gjitha institucionet në Prishtinë

Kryetari i ri i Zveçanit, Dragisha Miloviq, pas betimit ka mbajtur një fjalim, ku ka falënderuar qytetarët që kanë votuar për të.

Dragisha tha se kjo ditë është solemne, pasi Kuvendin po e marrin përfaqësuesit legjitimë.

Ai u zotua se do të bashkëpunojë me të gjitha institucionet në Prishtinë, transmeton Zeri.info.

“Do të bashkëpunoj edhe me përfaqësuesit e misioneve me KFOR-in, me EULEX-in, me OSBE-në, me të gjitha institucionet në Prishtinë, MAPL-në dhe juve mediave. Duhet të kuptojmë që qeverisja lokale duhet të jetë e fokusuar të qytetarët”, tha Miloviqi. /Zëri

Image

11:24 - Kryetari Dragisha Miloviç dhe asamblistët e Zveçanit jepin betimin

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Dragisha Miloviç, bashkë me asamblistët e kanë dhen betimin.

Miloviç nga Lista Serbe, nga sot do të jetë kryetar i Komunës e cila u udhëhoë deri tani nga Ilir Peci. /Zëri

Image

Image
Image
Image
Image

10:51 - Salla e Kuvendit të Zveçanit, gati për të pritur kryetarin e ri

Komuna e Zveçanit sot do të bëhet me kryetar të ri pas zgjedhjeve të fundit komunale.

Dragisha Miloviç nga Lista Serbe, do të merr sot detyrën e re, nga ish-kreytari Ilir Peci i cili ka udhëhequr deri më tani me Zveçanin, transmeton Zeri.info.

Nga pamjet, shihet se sala e Kuvendit Komunal është bërë gati për ceremoninë e betimit të kryetarit dhe anëtarëve të Kuvendit Komunal, ku shihet edhe flamuri i Kosovës dhe fotografia e presidentes, Vjosa Osmani, raporton Zeri.info.

Image

Po ashtu, sot pritet të japin betimin edhe tetë kryetarët tjerë të tetë komunave që Lista Serbe i ka fituar. /Zëri

Image

Image

Image
Image