“Kurti obstruksionist”, krejt çka u tha në Komitetin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA
A e llogarisin burokratët e karrierës në Departamentin Amerikan të Shtetit qasjen e kryeministrit Albin Kurti si obstruksioniste?.
Kjo ishte në mesin e pyetjeve që bëri kongresisti amerikan Keith Self në seancën dëgjimore të mbajtur dje në Komitetin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA.
Në pyetjen e kongresmenit amerikan, përgjigje duhej të jepnin tre ekspertë që ishin ulur përballë tij, mes tyre, edhe profesori amerikan Edward P. Jospeth si dhe eksperë si Lule Coffey dhe Max Primorac.
Përgjigjet e të treve ishin ‘po”. Pra, që Kurti konsiderohet si obstruksionist.
(Përgjigjet e ekspertëve në pyetjen e Self rreth Kurtit)
Edward P. Jospeh: Po.
Lule Coffey: Më shumë po se jo.
Max Primorac: Po.
Dëgjimi në Komitetin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, kishte në fokus zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë në Kosovë, Serbi dhe në Bosnjë e Hercegovinë.
“Qëllimi i këtij dëgjimi është të vendosim një balance në Ballkan. Mbes me shpresë, se të gjitha palët do t’i shërbejnë interest amerikan derisa ne vazhdojmë të mbesim të përkushtuar për paqe dhe prosperitet për qytetarët e këtij rajoni. Referuar agresionit rus në Ukrainë, Ballkani Perëndimor mbetet rajoni më jostabil në Evropë”, tha kongresisti Self në hapje të kësaj mbledhje dëgjimore.
Një nga çështjet që ai përmendi, është Asociacioni i komunave me shumicë serbe kongresisti Self, po ashtu ngriti si shqetësim pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
“Asociacioni i komunave serbe, ende nuk është implementuar. Ndërkohë, përreth kufirit (me Kosovën) në Luginën e Preshevës, pasivizimi i adresave është mjaft i dokumentuar”, tha kongresisti Self.
Në fjalën e tij, profesori Edward P.Joseph, kishte në fokus më shumë zhvillimet në Kosovë dhe në Serbi, raporton Nacionale, transmeton Klankosova.tv.
“Pse ky rajon ku NATO dhe SHBA janë të pranishme, vazhdon të jetë ende i paqëndrueshëm. Derisa nuk ka një aktor të vetëm lokal ose ndërkombëtar që mund t’i mveshtet krejt përgjegjësia për paqëndrueshmërinë, diçka mbetet ende e paqëndrueshme: pranueshmëria e Serbisë për rekomandimet perëndimore për rajonin. Serbia është në udhëkryq dhe kështu janë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duke zgjedhur rrugën Euroatlantike, e vetmja rrugë racionale për Serbinë, e cila s’mund të bëhet Bjellorusia e Ballkanit, do t’i jepte fund manipulimit me partnerët perëndimor të cilët duan ta shohin një Serbi të suksesshme”, tha Joseph.
“Asociacioni i komunave serbe, ende nuk është implementuar. Ndërkohë, përreth kufirit (me Kosovën) në Luginën e Preshevës, pasivizimi i adresave është mjaft i dokumentuar”, tha kongresisti Self.
Sulmi i Serbisë në Banjskë, Marrëveshja e Ohrit dhe çështje të tjera, u diskutuan në këtë seancë dëgjimore, kur flitej për Kosovën.