OSBE-ja dënon moscertifikimin nga KQZ të Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Jemi të shqetësuar

OSBE-ja dënon moscertifikimin nga KQZ të Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Jemi të shqetësuar

Aktuale December 02, 2025 - 22:07

Misioni i OSBE në Kosovë, ka reaguar pasi KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

OSBE ka shprehur zhgënjim dhe shqetësim të thellë për këtë vendim të disa përfaqësuesve të partive politike në KQZ.

Në njoftim thuhet se “misioni dënon veprimet që cenojnë të drejtën e subjekteve politike për të marrë pjesë në zgjedhje”.

Më poshtë komunikata e plotë:

DEKLARATA E MISIONIT TË OSBE-së NË KOSOVË

Misioni i OSBE-së në Kosovë shpreh zhgënjimin e fortë – dhe shqetësimin e thellë – me vendimin e disa përfaqësuesve të partive politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të refuzuar ose abstenuar nga miratimi i kërkesës për akreditim të Listës Serbe për përfshirje në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Misioni dënon veprimet që cenojnë të drejtën e subjekteve politike për të marrë pjesë në zgjedhje. Veprime të tilla paraqesin një largim të qartë nga standardet elektorale të pranuara ndërkombëtarisht.

Jemi seriozisht të shqetësuar nga polarizim