Kadrijaj: Do t’i zhgënjejmë ata që thonë se AAK-ja s’do ta kalojë pragun
Aktuale
December 02, 2025 - 12:11
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se AAK-ja është e konsoliduar dhe e gatshme për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Sipas saj, AAK-ja do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve, duke zhgënjyer të gjithë ata që thonë se ky subjekt politik nuk do ta kalojë pragun zgjedhor.
“AAK-ja është e konsoliduar dhe mirë e organizuar, ju i keni parë edhe rezultatet që kemi pasur në zgjedhjet lokale. Më vjen keq për ato pretendime se AAK-ja nuk do ta kalojë pragun zgjedhor, sepse do të zhgënjehen. AAK-ja do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve, e cila do të arrijë rezultat dyshifror”, ka thënë ajo. /rtv21