Ditëlindja e Rugovës, Haradinaj: Sot kujtoj idetë, qëndrimet dhe mbështetjen e tij
Aktuale
December 02, 2025 - 10:23
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova në 81-vjetorin e lindjes së tij.
Ai ka thënë se me Rugovën ishin bashkëpunëtorë në vitet e para të lirisë, raporton Zeri.info.
“Me presidentin Rugova ishim bashkëpunëtorë në vitet e para të lirisë, pikërisht atëherë kur kishte sfida e tema me rëndësi nacionale. Bashkë arritëm t’i zhdukim ndasitë e theksuara që ishin brenda vendit. Në ditëlindjen e tij kujtoj idetë, qëndrimet, por edhe mbështetjen e tij në kohën kur ballafaqohesha me drejtësinë ndërkombëtare.
Urime ditëlindja, President!”, shkroi Haradinaj në Facebook. /Zëri