Plani i Rritjes, Tirana pret sot liderët e Ballkanit Perëndimor

Plani i Rritjes, Tirana pret sot liderët e Ballkanit Perëndimor

Aktuale November 21, 2025 - 08:01

Në Pallatin e Brigadave këtë të premte do të zhvillohet Samiti për Planin e Rritjes i Bashkimit Evropian.

Në këtë samit të pranishëm do të jenë liderët e Ballkanit Perëndimor dhe komisionarja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ku pritet të diskutohet lidhur me planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt tregut të Bashkimit Evropian.

Samiti do të nisë në orën 09:30, ku pritet që kryeministri Edi Rama së bashku me Kosin të mbajnë fjalën hapëse për të vijuar më pas me punimet e samitit.

Gjithashtu do të mbahet edhe një konferencë e përbashkët e Ramës dhe Kosit, raporton euronews.al. Rama mbrëmjen e së enjtes ka zhvilluar edhe një darkë zyrtare me komisionaren.