Hoxhaj: Dorëheqja e Memli Krasniqit ka qenë një lajm i papritur dhe i paparashikuar
Foto: Laura Hasani

Hoxhaj: Dorëheqja e Memli Krasniqit ka qenë një lajm i papritur dhe i paparashikuar

Aktuale November 14, 2025 - 21:07

Enver Hoxhaj, nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se nuk ishte në dijeni paraprakisht për dorëheqjen e Memli Krasniqit nga pozita e kryetarit të këtij subjekti politik.

Ai ka pohuar se ka qenë një zhvillim i papritur dhe i paparashikuar.

“Nuk kisha pasur informatë, ka qenë një ngjarje që e kam kuptuar përmes mediave dhe përmes pyetjeve të gazetarëve se a mund të ndodhte, pasi kishte një mbledhje të Kryesisë së PDK-së. Ai na paralajmëroi se ishte një mbledhje me rëndësi”.

“Unë isha në rrugë e sipër, për shkak se isha në Tiranë, pra kur u mbajt mbledhja e Kryesisë së PDK-së. Mendoja se do të kishte një debat rreth asaj se çfarë po ndodhte me votimin në Mitrovicë, ku ishim me ankesën tonë në PZAP, dhe nëse mund ta rikthenim Mitrovicën. Kjo ka qenë pritja që kam pasur unë. Ka qenë një lajm i papritur, i paparashikuar, një befasi e madhe, e cila sigurisht i ka zënë shumëkënd në befasi”, tha Hoxhaj. /klankosova