Rama dorëzon kallëzim penal ndaj Muratit: Shpresoj që përgjigjja jote ndaj drejtësisë të mos jetë si e Kurtit
Foto: Laura Hasani

Rama dorëzon kallëzim penal ndaj Muratit: Shpresoj që përgjigjja jote ndaj drejtësisë të mos jetë si e Kurtit

Aktuale November 14, 2025 - 17:07

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, për çështjen e buxhetit të Prishtinës.

Rama në këtë kallëzim thotë se Murati dhe zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Financave nuk po i përmbushin detyrat e tyre zyrtare.

Kryetari i Prishtinës tha se shpreson që përgjigjja e Murtit karshi institucioneve të drejtësisë do të jetë më e mirë se ajo e shefit të tij, Albin Kurti, që ka refuzuar të përgjigjet në ftesën e prokurorisë si dëshmitar.

“Hekuran Murati, shihemi në Prokurori! Sinqerisht shpresoj që përgjigjja jote ndaj institucioneve të drejtësisë të jetë më e përgjegjshme sesa ajo e kryetarit tënd të partisë, që ka një vit që nuk i përgjigjen thirrjeve zyrtare të prokurorisë! Kjo e tregon mjaft mirë se si e trajtoni ju shtetin dhe qytetarët!”.

Rama iu drejtua Muratit se punëtorët e komunës s’mund të mbesin pa paga sepse ai “ka zgjedhur për të shantazhuar opozitën”.

“Hekuran, punëtorët dhe qytetarët e Kryeqytetit nuk duhet të mbesin pa paga e pa shërbime, vetëm sepse ju keni zgjedhur t’i përdorni për të shantazhuar opozitën!”.

Image