Murati: Sot procesohen pensionet me rritje, nga 90 i bëmë 150 euro

Murati: Sot procesohen pensionet me rritje, nga 90 i bëmë 150 euro

Aktuale November 14, 2025 - 14:09

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot dalin pensionet me rritje.

Ai ka bërë me dije se asnjë qeveri nuk i ka rritur pensionet sikurse qeveria “Kurti”.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se pensioni bazik, i cili ka qenë 90 euro/muaj, nga sot procesohet me rritje me vlerë 150 euro/muaj.

“Asnjë qeveri nuk i ka rritur pensionet sikurse qeveria ‘Kurti’. Pensioni bazik të cilin e gjetëm me vlerë 90 euro/muaj në fillim të mandatit, prej sot procesohet me rritje me vlerë 150 euro/muaj. Pra 60 euro rritje brenda mandatit, ose 67%. Ngjashëm edhe pensionet për personat me aftësi të kufizuara, të cilat i gjetëm me 75 euro/muaj dhe nga sot ato bëhen 150 euro/muaj, ose 100% rritje brenda mandatit. Gjithashtu, kemi rritur edhe mbështetjen për familjet që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara, por edhe pensionin invalidor të punës e atë familjar. Qeveria për pensionistët!”, shkroi Murati.