Rozeta Hajdari mban sot konferencë për media
Aktuale
November 14, 2025 - 13:23
Ministrja në detyrë e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thirrur konferencë për media.
Në një njoftim për media nga Ministria që ajo drejton, thuhet se konferenca do të mbahet prej orës 15:00, transmeton Zeri.info.
Tema nuk është bërë e ditur, por në këtë konferencë Hajdari pritet të flasë rreth aktakuzës së ngritur ndaj saj për rastin me rezervat shtetërore. /Zëri