Basha: Miqësia ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës është e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta

Basha: Miqësia ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës është e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta

Aktuale November 14, 2025 - 10:59

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, së bashku me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, mbrëmë mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Belgjikës me rastin e Ditës së Mbretit.

Në një shënim të tij kryetari Basha ka vlerësuar se populli i Kosovës nuk e harron mbështetjen e madhe të Belgjikës gjatë viteve të vështira ’80 dhe ’90, miqësi kjo që vetëm është forcuar me kalimin e kohës. Njëkohësisht, ka shtuar se, Kosova është mirënjohëse për përkrahjen e vazhdueshme të Belgjikës në rrugën e saj evropiane.

“Miqësia ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës është e sinqertë dhe e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta për të ardhmen evropiane. Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, u shprehim urime të ngrohta popullit dhe institucioneve belge, si dhe Madhërisë së Tij, Mbretit Philippe, në këtë ditë të rëndësishme të tyre kombëtare”, ka thënë kryeparlamentari Basha. /Zëri