Drejtoresha e Barnatores Qendrore të QKUK-së: Asnjë pacient në Kosovë nuk ka mbetur pa hemodializë
Foto: Laura Hasani

Drejtoresha e Barnatores Qendrore të QKUK-së: Asnjë pacient në Kosovë nuk ka mbetur pa hemodializë

Aktuale November 13, 2025 - 22:50

Dardana Mehaj, drejtoreshë e Barnatores Qendrore të QKUK-së, ka sqaruar situatën e krijuar rreth furnizimit me materialet e hemodializës, pas shqetësimeve të ngritura nga spitalet rajonale dhe pacientët në disa komuna të vendit.

Mehaj ka theksuar se pavarësisht vështirësive të ditëve të fundit, trajtimi nuk është ndërprerë në asnjë moment.

Sipas saj, sfida kryesore ka qenë vonesa në furnizim, por jo mungesa e plotë e materialeve.

“Kemi pas vështirësi me furnizimin me materialin e hemodialziës. Mirëpo duhet theksuar se asnjë pacientët në tërë Kosovën nuk ka mbetur pa e marrë trajtimin me shërbimin e hemodializës.Ky është shërbim jetik dhe nuk merret në institucione private. Furnizimi i rregullt sot ka filluar të furnizohet të gjitha spitalet rajonale, me një sasi deri në furnizimin e radhës me të gjitha materialet e nevojshme”, ka thënë Mehaj. /dukagjini