SHSKUK-ja thotë se shërbimet e dializës nuk janë ndalur dhe pacientët po marrin trajtimin e rregullt

SHSKUK-ja thotë se shërbimet e dializës nuk janë ndalur dhe pacientët po marrin trajtimin e rregullt

Aktuale November 13, 2025 - 11:26

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka dalë me një sqarim në lidhje me shërbimet e dializës.

SHSKUK-ja ka sqaruar se shërbimet e dializës nuk janë ndalur dhe se pacientët po e marrin trajtimin e tyre të rregullt, në QKUK, por edhe në spitalet e përgjithshme.

“Për momentin ka material të mjaftueshëm për zhvillimin e seancave dhe nuk ka pasur asnjë vonesë në ofrimin e shërbimeve”.

“SHSKUK-ja ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që furnizimi të stabilizohet plotësisht”, thuhet në sqarim. /Zëri