Ministria serbe konfiskon 800 suvenirë në formë harte në një dyqani në Nish, pasi harta e Serbisë nuk e përfshinte Kosovën

Ministria serbe konfiskon 800 suvenirë në formë harte në një dyqani në Nish, pasi harta e Serbisë nuk e përfshinte Kosovën

Aktuale November 12, 2025 - 20:32

Një aksion qesharak i Ministrisë së Tregtisë së Serbisë, ka ndodhur në Nish.

Në një dyqan atje, më shumë se 800 magnete dhe suvenire, përkatësisht magnete në formën e një harte të Serbisë, u hoqën nga qarkullimi pasi vlerësoi se ato nuk përfshinin Kosovën, transmeton Zeri.info.

Sipas tyre, inspektimi i këtij dyqani, i cili është në pronësi të një shtetasi kinez, është kryer të hënën, më 10 nëntor, pas një denoncimi nga qytetarët.

“Gjatë inspektimit, u përcaktua se po shiteshin mallra në kundërshtim me rregulloret, kështu që u hoqën nga qarkullimi gjithsej 871 magnete dhe varëse me simbolet shtetërore të Serbisë, si dhe nëntë magnete në formën e Serbisë pa përfshirë Kosovën dhe Metohisë”, thuhet në njoftimin e ministrisë serbe.

Ata gjithashtu theksojnë se produktet nuk kishin deklaratën e kërkuar, as dokumentacionin mbi origjinën dhe prokurimin, gjë që, sipas tyre, shkelte dispozitat e Ligjit të Tregtisë.

Në këtë drejtim, ministria nuk u ndal me kaq, ata morën një vendim për të ndaluar përkohësisht tregtinë e këtyre mallrave. /Zëri

Image

Image