Hamza falënderon Krasniqin: Drejtoi partinë me vendosmëri në periudhat më të vështira
Pak më parë Memli Krasniqi, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.
Për këtë ka reaguar Bedri Hamza.
Ky i fundit ka falënderuar Krasniqin, “për kontributin e madh që ka dhënë’’ në udhëheqjen e PDK-së.
Hamza ka thënë edhe se Krasniqi e ka drejtuar PDK-në në periudhat më të vështira me vendosmëri dhe përkushtim ndaj vlerave të përbashkëta.
“Respekt dhe mirënjohje për bashkëpunimin korrekt dhe për gjithçka që ke bërë për PDK-në, miku im”, ka shkruar ai.
Reagimi i plotë i Krasniqit, pa ndërhyrje:
Nuk gjej fjalë për ta falënderuar mikun tim, Memli Krasniqin, për kontributin e madh që ka dhënë në udhëheqjen e PDK-së. Me integritet, vendosmëri dhe përkushtim ndaj vlerave të përbashkëta, ai e drejtoi partinë në periudhat më të vështira.
Respekt dhe mirënjohje për bashkëpunimin korrekt dhe për gjithçka që ke bërë për PDK-në, miku im!
Sot, më shumë se kurrë, ne kemi nevojë të qëndrojmë të bashkuar, të përkushtuar dhe të vendosur përballë sfidave që na presin. Bashkimi, besimi dhe përkushtimi ynë i përbashkët janë forca më e madhe e PDK-së dhe garancia e suksesit tonë.