FSK-ja suspendon ushtarin e dyshuar për sulme seksuale në Britani

FSK-ja suspendon ushtarin e dyshuar për sulme seksuale në Britani

Aktuale November 12, 2025 - 16:15

Ministria e Mbrojtjes ka suspenduar nga Forcat e Sigurisë së Kosovës ushtarin, B.H, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer dy sulme seksuale përfshirë një përdhunim në Mbretërinë e Bashkuar.

Në përgjigjen e Ministrisë së Mbrojtjes për Dukagjinin thuhet se me tu njoftuar nga pala britanike kanë marrë masat bazuar në aktet ligjore në fuqi.

“Pasi qe jeni njoftuar nga pala britanike për rastin në fjalë, FSK ka marrë masat bazuar në aktet ligjore në fuqi, është suspenduar dhe jemi duke pritur procesin në lidhje me rastin”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Mbrojtjes.

Kujtojmë se B.H nga Kampi West Tofts në Thetford, Norfolk, akuzohet për përdhunim dhe dy akuza të sulmit seksual ndaj një gruaje.

Ngjarja e dyshuar ka ndodhur përgjatë një shtegu mes Prince of Wales Road dhe Riverside Retail Park rreth orës 23:30 më 17 shtator. Megjithatë ushtari kosovar ka mohuar fajësinë.

Ai është mbajtur në paraburgim në Norwich Crown Court deri në gjykimin e tij, i cili pritet të fillojë më 7 prill dhe të zgjasë rreth pesë ditë.