Edita Tahiri: Dëshmia e Hillit objektive, mbron drejtësinë e luftës së UÇK-së dhe liderëve të saj
Aktuale
November 12, 2025 - 11:45
Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka vlerësuar si objektive dëshminë që ish-ambasadori Christopher Hill po jep në Gjykatën Speciale të Hagës si dëshmitar i mbrojtjes.
Tahiri, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Hilli përmes dëshmisë së tij po mbron drejtësinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të liderëve të saj.
Ajo ka shkruar se Hilli, siç ishte negociator me integritet në Rambuje, edhe dëshminë në Hagë po e bën të tillë.
“Christopher Hill dha një dëshmi objektive dhe pozitive në Gjykatën Speciale, mbrojti drejtësinë e luftës së UÇK-së dhe të liderëve të saj – ashtu siç ishte një negociator me integritet në Konferencën e Rambujesë, ashtu dhe bëri dëshminë”, shkroi Tahiri.