Kurti ngushëllon Turqinë pas rrëzimit të avionit ushtarak
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas rrëzimit tragjik të avionit ushtarak në Turqi, ku humbën jetën 20 persona.
Kurti u ka shprehur ngushëllime presidentit Recep Tayip Erdogan për viktimat dhe të gjithë atyre që janë prekur nga kjo tragjedi.
“Thellësisht të pikëlluar nga rrëzimi i avionit ushtarak turk që mori 20 jetë. Ngushëllimet tona të sinqerta u shkojnë familjeve të viktimave, Presidentit Erdogan, Qeverisë së Turqisë dhe të gjithë atyre që janë prekur nga kjo tragjedi,” ka shkruar Kurti në X.
Kryeministri ka shprehur solidaritetin e Kosovës me popullin turk në këtë moment të rëndë zie.
Deeply saddened by the Turkish military plane crash that claimed 20 lives. Our heartfelt condolences go out to the families of the victims, to President Erdoëan, the Government of Türkiye, and to all those affected by this tragedy.
— Albin Kurti (@albinkurti) November 11, 2025