Kurti: Nis pagesa prej 100 eurosh për studentët

Kurti: Nis pagesa prej 100 eurosh për studentët

Aktuale November 06, 2025 - 16:36

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se sot është procesuar pagesa për grupin e parë të studentëve që përfitojnë shumën e njëhershme prej 100 eurosh me rastin e fillimit të vitit të ri akademik.

Sipas tij, gjithsej 49,623 studentë nga të gjitha drejtimet dhe institucionet arsimore, publike e private, janë përfshirë në këtë fazë të parë.

Kurti shtoi se grupi i dytë i aplikuesve që plotësojnë kriteret do të përpunohet në ditët në vijim, duke theksuar se qeveria do të vazhdojë të mbështesë studentët.